Ngordh panda më e vjetër në botë

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 10:15 | Nga

Panda më e vjetër në botë e mbajtur në kafaz ka vdekur dje në Hong Kong, raporton CNN.

Jia Jia, 38 vjeç, ka jetuar në kopshtin zoologjik në këto 17 vjet e fundit, transmeton Koha.net.

Përmes një deklarate kopshti zoologjik “Ocean Park” ka thënë se gjendja e pandës është përkeqësuar me shpejtësi në këto javët e fundit, pas reduktimit të madh të konsumimit të ushqimit, që i shkaktoi rënie të madhe në peshë.

Panda vuante nga disa sëmundje si, presioni i lartë i gjakut, artriti dhe katarakti në të dy sytë.

 

pandushi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme