Vdes Robert Norris, imazhi i Marlboros

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Robert Norris, i njohur si origjinal ‘Marlboro Man’ i përdorur në reklama për markën e cigareve, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Norris ndërroi jetë në fermën e tij në Colorado Springs, Kolorado, të dielën.

Ai la dy djemtë dhe dy vajzat e tij, 13 nipër dhe mbesa, si dhe 18 stërnipër e stërmbesa.

Për 12 vjet, Norris ishte në tabelat dhe revistat si Marlboro Man, një burrë i veshur me kapelë kauboji në terrene të egra – me një cigare që e mbante në gojë ose në dorë.

Por, pavarësisht se ai ishte imazh i brendit të cigares për më shumë se një dekadë, Norris kurrë nuk piu duhan dhe ai përfundimisht u largua nga fushata reklamuese kur ndjeu se ai nuk po jepte një shembull të mirë për fëmijët e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme