Vdes shkrimtari i njohur boshnjak, Abdulah Sidran

Prishtinë | 24 Mar 2024 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Poeti, shkrimtari dhe skenaristi i njohur nga Bosnja, Abdulah Sidran, vdiq të shtunën në mbrëmje, në moshën 80-vjeçare.

Shkrimtari legjendar boshnjak prej disa muajsh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sidran është fitues i disa çmimeve vendore e ndërkombëtare për letërsi, i njohur edhe për skenarët e tij në kinematografi (“A të kujtohet Dolly Bell”, “Babai në udhëtim zyrtar”, etj.).

Abdulah Sidran, është laureat i Çmimit Ndërkombëtar për Letërsi dhe Art “Ali Podrimja”, të cilin e ndan Kolegji AAB.

Abdullah Sidran ishte anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Bosnjë e Hercegovinës

Të ngjashme