Një shtetas i Sirisë ka ndërruar jetë të hënën në Prishtinë në rrugën “Bajram Kelmendi” në ora 14:40.
Sipas Policisë, shtetasi i Sirisë gjersa ishte në një lokal, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.