Vdes Sylë Zhitia, zyrtar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrotjes ka njoftuar se ka vdekur zyrtari i lartë i kësaj ministrie, Sylë Zhitia.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, është bërë me dije se Zhitia ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit nga një atak kardiak ka ndërruar jetë Sylë Zhitia, në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës.

“Në emër të Ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, zëvëndësministrit Enver Dugolli, Sekretarit të Përgjithshëm Faruk Geci, Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe të gjithë stafit të ministrisë, i shprehim ngushëllime më të thella, Familjes, shokëve, miqve dhe farefisit”, thuhet në njoftim./ge

https://www.facebook.com/OfficialMFSRKS/posts/2948810438533589

Të ngjashme