Vdes trajneri i njohur i futbollit kosovar

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur trajneri i njohur kosovar, Nebih Zeneli.

Ai së fundi kishte disa probleme shëndetësore, ku jetonte në shtetin e Sllovenisë, aty ku edhe punonte si trajner.

Ai ishte trajneri i parë shqiptar i futbollit në Slloveni.

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët e tij në “Facebook”.

”Te dashur familjar, miq dhe shok ju njoftojm se sot me date 02.02.2023 ka ndrru jete agji jon Nebih Zeneli per vorrim ju njoftojm nderkohe”, shkruhet në njoftim.

Zeneli i fundit ka punuar në disa ekipe sllovene, si NK Brezice dhe NK Krsko. Deri në fillimin e pandemisë COVID-19 ka qenë udhëheqës i shkollës së futbollit Krsko dhe trajner te skuadra U-19.

Të ngjashme