Vdes vëllai kryetarit të Suharekës

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar, vëllai i kryetarit të komunës së Suharekës Bali Muharremaj.

Ai ka thënë se përpjekja më e madhe e tij ishte përballja me jetën.

“Ishte një̈ ndër shtyllat tona kryesore të familjes sonë̈ Muharremaj në Gjinoc”, ka shkruar Muharremaj.

Njoftimi i plotë:

Vëllau ynë Halil Muharremaj na la.

Përpjekja për ta përballuar sëmundjen e kancerit tash e sa kohë, nuk vazhdoi edhe më tutje dhe ai i mbylli sytë përgjithmonë.

Mirëpo përpjekja më e madhe ishte përballja me jetën. Ishte një ndër shtyllat tona kryesore të familjes sonë Muharremaj në Gjinoc.

Jeta e ka munduar me sakrifica të mëdha, mirëpo e ka shpërblyer me nder e krenari.

Varrimi bëhet sot ora 15:00, në vorrezat e fshatit Gjinoc, me prezencën e rrethit familjar të ngushtë. Kjo po bëhet për ti respektuar rregullat dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore.

I përjetshëm kujtimi për ty

Baci Lil


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme