Ka vdekur drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, Zijadin Maliqi.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e viktimës, të cilët njoftuan se i ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Ju njoftojmë se sot me datë 25.08.2020, ne moshë 65 vjeqar ndërroj jetë prindi im Zijadin (Faik) Maliqi.
Zijadin Maliqi ishte 14 vite prof i lëndëve ekonomike dhe 1992-1998 Këshilli Kombëtar për Financim, kurse nga pas lufta në vitin 2000-2001 punonte si Autoriteti Qendror Fiskal ( AQF), 2001-2004 Drejtor i DBF, 2004-2007 Menagjer i Zyrës së Prokurimit 2007 (6 muaj) dhe më pas ishte Ushtrues i detyres së Kryeshefit Ekzekutivit, Dy mandate anëtar (këshilltar) i KK në Gjilan, 2015-2017- Drejtor i DBF kurse së fundmi ishte Drejtori për Buxhet dhe Financa në Gjilan.