Ka vdekur zyrtarja e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Gjyle Grajqevci-Hoxha.
Lajmin e ka bërë të ditur SHKK-ja përmes një telegram ngushëllimi të postuar në Facebook.
“Znj. Grajqevci- Hoxha dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e saj është humbje e madhe për SHKK-në. Përkushtimi në punë dhe në secilën detyrë që i është besuar, dashuria për profesionin, bëjnë që znj. Grajqevci- Hoxha të mbetet në kujtesën SHKK-së, të miqve dhe kolegëve”, thuhet në telegram ngushëllimin.