Vdesin dy persona nga Vitia të infektuar me Coronavirus

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Dy persona nga Vitia të infektuar me Coronavirus kanë ndërruar jetë.


Lajmi është bëri i ditur përmes një njoftimi nga kjo komunë, derisa thuhet se viktimat kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ngushëllime për familjet e viktimave ka shprehur edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

Njoftimi i plotë:

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), me shqetësim ka ndarë lajmin për vdekjen e dy personave nga komuna e Vitisë, të cilët ishin prekur nga virusi COVID-19, por që gjithashtu kishin pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në emër të këtij komiteti ka shprehur ngushëllimet familjeve dhe të afërmeve të tyre.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për dy qytetarët vitias një nga fshati Slllatinë e Poshtme një nga fshati Zhiti të cilët ishin infektuar nga virusi COVID-19. Në këto çaste të vështira ne jemi pranë familjes”, u shpreh Kryetari Haliti.

Gjatë këtij takimi u bë me dije se dje janë shënuar 4 raste të reja me COVID-19 dhe atë dy Sllatinë e Epërme një Sllatinë e Poshtme dhe një Zhiti. Ai kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat e parandalimit të përhapjes së këtij virusi pasi që kjo është në interes të shëndetit publik.

Ndërkaq komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, tha se polica po vazhdon me mbikëqyrjen e zbatimit të masave mbrojtëse. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë. Në takim është folur edhe për vazhdimin e klorifikimit dhe dezinfektimit e hapësirave të ndryshme si dhe rreth sigurimit të pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët në nevojë.

Të ngjashme