Betejën me virusin COVID-19 e kanë humbur edhe dy pacientë, të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Bëhet fjalë për një grua nga Gjilani (1955) dhe një burrë nga Konçuli i Bujanocit (1956), ka bërë të ditur për Mediafokus.info drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Ukshin Ismaili.
“Fatkeqësisht, në orët e mbrëmjes betejën me COVID-19 e ka humbur një qytetare e Gjilanit, ndërkaq në orët e mesnatës ka ndërruar jetë edhe një pacient nga komuna e Bujanocit, i lindur më 1956. Familjeve të tyre, në emrin tim dhe në emër të Spitalit të Përgjithshëm, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Ismajli për Mediafokus.info.
Në Spitalin e Gjilanit deri në këtë moment janë të shtrirë 91 pacientë, ku të konfirmuar me COVID-19 janë 60, 27 pacientë të tjerë të shtrirë aty po e presin rezultatin për virusin, ndërkaq 4 prej tyre kanë rezultuar negativë.