Virusi po vazhdon të marrë jetë gjithandej në Kosovë. Betejën me COVID19, në Gjilan e kanë humbur edhe tre persona të tjerë.
Burimet e Mediafokus.info brenda Spitalit të Përgjtihsëm në Gjilan, bëjnë me dije se dy nga të vdekurit janë nga komuna e Kamenicës, ndërsa i treti nga komuna e Vitisë.
Përndryshe numri i pacientëve me COVID 19 në spitalin e Gjilanit ka arritur 94, derisa aktualisht me këtë infeksion figurojnë 476 raste aktive.