Vdiq babai i marihuanës mjekësore të Kalifornisë

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 09:17 | Nga

Dennis Peron, aktivist që nxiti lëvizjen për legalizimin e marihuanës mjekësore në Kaliforni, vdiq në moshën 72 vjeçare të shtunën në një spital në San Francisko.
Peron, ndihmoi në shtrirjen e një ordinance të San Franciskos që lejoi përdorimin e marihuanës mjekësore. Në vitin 1996 nisma për legalizimin e marihuanës mjekësore u pa si një pararendës i legalizimit në mbarë vendin në fushën mjekësore. Sot, marihuana mjekësore është e ligjshme në shumicën e shteteve amerikane dhe Uashington DC.

Peron ishte gjithashtu një figurë e shquar në komunitetin homoseksual të San Franciskos, pasi që u vlerësua si një pionier në njohjen e përfitimeve shëndetësore në kulmin e krizës së AIDS-it në vitet 1980, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Një burrë që ndryshoi botën”, shkroi vëllai i tij Jeffrey Peron në Facebook.

Në kulmin e luftës amerikane kundër drogës në fillim të viteve 1990, Peron themeloi Klubin e Blerësve të Kanadasë së San Franciskos. Ai u arrestua disa herë dhe u qëllua një herë në këmbë nga një oficer policie, transmeton Gazeta Express.

Peroni vuajti nga kanceri i mushkërive, ndërsa në vitin 1990 nga AIDS, humbi partnerin e tij, Jonathan West.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme