Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur ish-luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni.
Tashmë i ndjeri, kishte disa ditë i shtrirë në QKUK nga gjendja e rëndë, ndërsa lajmi vjen vetëm pak ditë pasi u njoftua nga familjarë të tij se ish-luftëtarit i ishte refuzuar viza gjermane për shërim jashtë vendit.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Adnan Hyseni.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
“Me keqardhje të thellë pranova lajmin për vdekjen e hershme të mikut tim dhe luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni. Ngushëllime të sinqerta familjes Hyseni, miqve dhe bashkëluftëtarëve. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.