Vdiq në QKUK edhe personi i dytë i aksidentuar rreth një muaj më parë në Zhur të Prizrenit

Prishtinë | 08 Gus 2022 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në QKUK pas plagëve të marra në aksidentin e 12 korrikut, që ndodhi në Zhur të Prizrenit ndërmjet një kamioni dhe një veture.

“Fsh. Zhur, Prizren, 12.07.2022 – 07:00. Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se edhe vozitësi mashkull kosovar ka vdekur. Viktima e dytë e këtij aksidenti. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në këtë aksident kishte ndërruar jetë në vendngjarje një person, ndërkaq ishin lënduar edhe viktima e sotme dhe një tjetër.

Të ngjashme