Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një kompani private të ndërtimit në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës të shtunën.
Sipas njoftimit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Një mashkull kosovar ka vdekur, pasi është rrëzuar derisa ishte duke kryer punime në një kompani private të ndërtimit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.