Vdiq profesori universitar, Aziz Dujaka

Prishtinë | 22 Pri 2025 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Vdiq profesori universitar Aziz Dujaka. Lajmi u bë i ditur nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportiv.  Për vdekjen e tij, ngushëllime familjes i ka shprehur dekani i këtij Fakulteti, Florian Miftari.

“Në emër të menaxhmentit, të studentëve dhe të tërë stafit akademik e administrativ, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Dujaka. Humbja e profesorit Dujaka është një dhimbje e madhe për të gjithë ne që patëm fatin ta njihnim dhe të bashkëpunonim me të. Ngushëllime të përzemërta dhe kujtim i përjetshëm për të. Për detajet e ceremonisë së varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme