Vdiq vëllai i presidentit Donald Trump

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Robert Trump, vëllai më i vogël i presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka vdekur në moshën 71 vjeçare. Lajmin e konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Mediat raportuan se Robert Trump ishte shtruar në një spital në New York në gjendje të rëndë, por nuk ishte reportuar se për çka vuante.

“Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë”- tha në një deklaratë të shtunën Donald Trump.

“Me hidhërim të thellë, njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, paqësisht u nda nga kjo botë. Ai do të jetë një mungesë e madhe, por ne do ta takojmë sërish. Kujtimet e tij do të mbesin të gjalla në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua shumë. Pusho në paqe”- ishin fjalët e presidentit Trump për humbjen e vëllait.

Edhe djali i Donald Trump, Eric bëri homazhe për Robertin. “Robert Trump ishte njeri i dashur dhe i fuqishëm. Ai do i mungojë shumë të gjithë familjes”- shkruan në Twitter Eric.

Të ngjashme