Sipas Ligjit për festat zyrtare për çdo festë zyrtare që bie në ditë vikendi, llogaritet ditë pushimi edhe dita pasuese e javës, ose dita e punës.
Ditë më parë Qeveria ka dalë në mbështetje për ndryshimin që të mos pushohet në ditë pune kur festat bien në fundjavë.
Derisa ndryshimi i ligjit të festave zyrtare të ndodhë, punëtorët e sektorit publik vazhdojnë të shfrytëzojnë këtë drejt, ku ditët e pushimit gjatë një viti për shkak të festave janë të shumta.
Që në javën e parë të vitit 2022, punëtorët e sektorit publik do të punojnë vetëm dy ditë, të mërkurën dhe të enjten, pasi përveç vikendit, ata do të pushojnë të hënën, të martën dhe të premtën më 3, 4 dhe 7 janar, shkruan Reporteri.net.
Sipas kalendarit zyrtar, në Kosovë gjatë vitit 2022 janë 11 festa zyrtare.