Veç një rast me Coronavirus në Drenas, shqetësuese zjarrvëniet e qëllimshme

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 11:31 | Nga Hasan Hoti

Komuna e Drenasit më kohë ka ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje ndaj pandemisë COVID-19, për të menaxhuar sa më mirë dhe për të tejkaluar lehtë këtë situatë të emergjencës shëndetësorë, raporton Ekonomia Online.

Nga zyra për Informim e kësaj komune, kanë treguar se deri më tani kanë vetëm një rast pozitiv me Coronavirusin.

“Deri tani nuk kemi pasur raste, mirëpo, siç kenë thënë nuk jemi imunë, dhe tani kemi vetëm një rast më rezultat pozitiv të virusit COVID. Dje, Kryetari Ramiz Lladrovci, njëherit kryesues i Shtabit Emergjent dhe atij Operativ Emergjent, ka thirrur mbledhje ku është diskutuar për masat që duhet të ndërmarrim në vijim”.

“Më përkrahje të plotë nga anëtarët ë shtabit u vendos që të futët në izolim familja, person i së cilës ka rezultuar pozitiv. E njëjta ka edhe sëmundje tjera dhe stafi mjekësor i Drenasit herë pas here po e monitoron gjendjen e saj”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.

Por, këto ditë Komuna e Drenasit është ballafaquar më zjarre të shumta të ndezura nga qytetarë të pandërgjegjshëm.

Zjarrfikësit vetëm për një javë kanë kryer 27 intervenime.

Për këtë, Kryetari Lladrovci ka apeluar qytetarët të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura.

Për të diskutuar për rastin e infeksionit dhe ndezjen e zjarreve, Kryetari Lladrovci ka thirrur edhe mbledhje të Shtabit Emergjent dhe atij Operativ Emergjent.

Në mëngjes herët është dezinfektuar edhe salla ku do të mbahet mbledhja dhe të gjitha hapësirat e objektit të Komunës së Drenasit, për të siguruar ambient të sigurt për zyrtarët dhe shërbime të sigurta për qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme