Gazeta kroate, Vecernji List ka kritikuar shtetin e Kroacisë për mos ndërtimin e një stadiumi të ri
Ndeshje mes Kroacisë dhe Kosovës është ndërprerë në minutën e 22-të për shkak të reshjeve të shiut dhe fushës së papërshtatshme për lojë.
Gazeta kroate, Vecernji List ka kritikuar shtetin e Kroacisë për mos ndërtimin e një stadiumi të ri.
Vecernji List e ka marrë shembull Maqedoninë, e cila në Shkup e ka ndërtuar një stadium të ri “Telekom Arena”, ku u zhvillua Superkupa e Evropës me Real Madridit dhe Manchester Unitedit.
Sipas Vecernji List lojtarët dhe tifozët e Kroacisë meritojnë një stadium më të mirë sesa “Maksimiri”.
Vecernji List shkruan se me parat e dhuruar nga shteti kroat për rinovimin e Maksimirit, në 20 vitet e fundit, ishte ndërtuar një stadium i ri.
Gazeta kroate akuzon shtetin se parat që janë dhuruar për rindërtimin e Maksimirit kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve.