Kryetari Vehapi priti në takim drejtorin i spitalit regjional të Prizrenit, Afrim Avdaj, me të cilin ka diskutuar për finalizimin e projektit të qendrës së dializës në Rahovec dhe për proceduarat e hapjes së kësaj qendre.
Kryetari Vehapi tha është punuar shumë në rregullimin e objektit ku do të vendosen aparatet e qendrës së dializës dhe se Ministria e Financave, ka lejuar që të punësohen 13-të punëtor të rijnë enkas për qendrën e dializës në Komunën e Rahovecit.
Po ashtu, Vehapi kërkoi që sa me shpejtë të fillohet me përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, për hapjen e konkursit për pranimin e stafit të ri dhe procedurat të cilat duhet respektuar për bartjen e një pjese të stafit i cili është trajtuar në spitalin e Prizrenit.
Kurse drejtori Avdaj u shpreh i kënaqur me punën e cila është bërë në adaptimin e objektit ku do të vendoset qendra e dializës duke thënë se shumë shpejtë ,do të fillojmë me procedurat tjera të cilat kanë të bëjnë me hapjen e konkursit për pranimin e stafit të ri të cilët do të punësohet për të punuar në qendrën e dializës që do të hapët në kuadër të QKMF-së në qytetin e Rahovecit.