Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka pritur në takim zyrtar Edon Canen, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Strasbourg të Francës.
Kryetari i Vehapi, ka falënderuar Konsullin Cana, për angazhimin e tij që është duke e bërë në vazhdimësi në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në Strasbourg.
Kurse Konsulli Cana, ka falënderuar Kryetarin Vehapi për pritjen e tij, njëkohësisht e falënderoi për punën e mrekullueshme që është duke e bërë për të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, në veçanti për krijimin e infrastrukturës së përgjithshme në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.