Vehapi vizitoi ndërmarrjen “Qmega Com”

Rahovec | 27 Tet 2017 | 15:55 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka vizituar ndërmarrjen e suksesshme të familjes Qmega “QMEGA COM”, në qytetin e Rahovecit e cila merret me prodhimin e rrjeteve me tel të zintuar dhe të plastifikuar.

Vehapi është pritur nga pronari Qemajl Qmega. “Mundi i familjes tuaj është shpërblyer me ngritjen e një biznesi që po rritet dhe po i kontribuon edhe komunitetit, sepse tashmë ju keni të punësuar një numër të konsideruar në ndërmarrjen të cilën ju dhe familja juaj e udhëhiqeni, ka thënë Vehapi, me këtë rast.

Ai ka theksuar se se bizneset e vogla dhe të mesme janë një mundësi e mirë për zhvillim dhe ne në vazhdimësi duhet të përkrahen që këto ndërmarrje të zhvillohen edhe më shumë.

Kurse pronari i ndërmarrjes “QMEGA COM”, Qemajl Qmega fillimisht e ka falënderuar Kryetarin Vehapi për vizitën dhe për kujdesin e tij të treguar në vazhdimësi duke thënë se nëse ne kemi përkrahje të vazhdueshme institucionale, sigurisht që do të rrisim edhe me tutje numrin e të punësuarve në ndërmarrjen tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme