Analisti politik, Blerim Vela, ka kritikuar qeverinë Haradinaj, ku kjo e fundit ka ndarë 15 milionë euro për adaptimin e objektit të MKRS-së në objekt të Presidencës.
Vela ka thënë se Kosova ka më shumë nevojë për spitale dhe çerdhe, sesa për luks të institucioneve.
Postimi i plotë pa ndërhyrje i Blerim Velës.
I ndane 15 milion euro per adaptimin e objektit te Ministrise se Kultures dhe Ministrise se Bujqesise ne objekt te Presidences (keto dite behet bartja e Ministrive ne objekte private)
Ndersa, ndane vetem 7 milion euro per Spitalin e Prishtines (ne leter dhe nuk ka filluar se ndertuari)
Kosova ka me shume nevoje per spitale e cerdhe me sherbime cilesore percjellese, se sa per luks te institucioneve.
Duhet te kete presion publik dhe medial per te ndaluar kete keqperdorim te fondeve publike. Qeveria e re LVV dhe LDK duhet te anulojne kete projekt absurd qe harxhon kot taksat e qytetareve.