Analisti dhe njohësi i sistemeve zgjedhore, Blerim Vela ka treguar disa të dhënë interesante sa u përket rezultatit të zgjedhjeve.
Ai ka thënë se në bazë të gjitha rezultateve të mbledhura koalicioni NISMA-AKR-PD nuk e kalon pragun për 50 vota.
Në këtë rezultat Vela thotë se janë përfshirë edhe votat e shumëpërfolura nga Serbia.
Analisti ka thënë se pa votat e Serbisë NISMA kalon pragun me 100 vota.
Vela po ashtu, ka publikuar një skemë se si do të duken shpërndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve te 6 tetorit 2019.