Vela: Serbia po “pasivizon” adresat e shqiptarëve në Luginë, ndërsa ua lehtëson rusëve marrjen e nënshtetësisë

Prishtinë | 29 Kor 2023 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po vazhdon me “pasivizimin” e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Vela ka thënë se përderisa Serbia po e bën këtë veprim në Luginë të Preshevës, ajo po ua lehetëson rusëve marrjen e nënshtetësisë.

“Ndërsa Serbia ua ka lehtësuar marrjen e nënshtetësisë të huajve (lexo:rusëve), ajo po kryen spastrim etnik përmes mjeteve administrative për shqiptarët në Serbinë jugore duke “pasivizuar” adresat e vendbanimit”, ka shkruar Vela.

Derisa kujtojmë se ka kohë që shqiptarët e Luginës së Preshevës përballen me pasivizimin e adresave.

Të ngjashme