Vela: Sulmet ndaj NATO-s dhe KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminelë dhe të papranueshëm

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për situatën në Veri të Kosovës.

Ai ka përmendur se gjatë ditës së sotme ka pasur sulme ndaj NATO’s e KFOR’it prej grupeve kriminale në Veri.

Sipas Velës, duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar situatën.

”Sulmet ndaj NATO’s dhe KFOR’it dhe gazetarëve janë kriminelë dhe të papranueshëm. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka shkruar Vela në Twitter teksa shpërndau reagimin e Osmanit.

Të ngjashme