Ish-gazetari shumëvjeçar, Veli Bytyqi, i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
“Veli Bytyqi, gazetar shumëvjeçar dhe njëri prej aktivistëve të shquar politik të viteve 90-të, prej sot është anëtari më i ri i AAK-së. Atij i ka uruar mirëseardhje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Bytyqi, me këtë rast, ka deklaruar se anëtarësimi i tij në AAK, nuk është i rastësishëm, por është pjesë e përcaktimit të tij politik tash e sa kohë.
“Konsistenca e AAK-së, qëndrimi korrekt politik i saj në raport me temat nacionale dhe pragmatizmi politik i Liderit Haradinaj, kanë qenë vetëm disa nga arsyet e përcaktimit tim”, citohet të ketë thënë Bytyqi.