Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në seancën solemne të komunës së Prishtinës, tha se sfidë për popullin shqiptar janë injoranca dhe përçarja.
“Sot sfidat më të mëdha që i kemi janë, injoranca dhe përçarja. Luftërat e së ardhmes do ti fitojmë me dije. Lufta e Kosovës me armë për pavarësi është e fundit. Fokusi është që të krijojmë një brez që është konkurrent. Duhet të investojmë në arsim. Sot pak ia dimë vlerën dijes. Të gjejmë mënyra se si të dalim nga varfëria”.
“Besoj që ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa që na ndajnë. Nëse i trajtojmë këto sfida mund të ecim përpara. Ne të ardhmen e kemi përpara por na duhet guximi që kanë pasur të parët tanë. Na dhëntë zoti mençuri që vitet e ardhshme t’i kemi më të bukura”, tha ai.