Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e pranon se disa deputetë të saj në Kuvend nuk e përkrahin ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili ka folur pas mbledhjes së kryesisë së partisë me kryetarë të degëve, ka thënë se “po bisedohet me disa deputetë që tashmë kanë dalë haptas kundër kësaj marrëveshjeje”.
Por, ai beson se koalicioni LDK-PDK i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar marrëveshjen, në seancën e 1 shtatorit.
“Sot është mbajtur një takim me gjithë kryetarët e degëve të LDK-së dhe është diskutuar për çështjet aktuale, veçanërisht për çështjen e demarkacionit. Ne jemi marrë vesh për përmbylljen e këtij procesi. Besoj që i kemi votat e LDK-së pro këtij procesi dhe do të koordinohemi edhe me partnerët tanë. Shpresojmë që ky proces të përmbyllet”, tha Veliu, raporton Ekonomia Online.
“Ka deputetë, me të cilët duhet ende të bisedojmë, por ne besojmë që i kemi votat për mbyllje të procesit”, ka thënë Veliu, në një prononcim pas takimit.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/mustafa-takim-kryesine-e-ldk-se-dyer-te-mbyllura/