Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e përgjithshme sa i përket menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19.
Me këtë rast, ministri Veliu përgëzoi kryetarin Haliti dhe Shtabin emergjent lokal për angazhimin e madh dhe të suksesshëm në menaxhimin e situatës në Komunën e Vitisë.
Po ashtu, në takim u bisedua edhe për çështje që ndërlidhen me bashkëpunimin në mes tyre, duke u fokusuar në angazhimet për funksionalizimin e Ligjit për zyrtarë publikë.