Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdoi me mbledhjen e Kryesisë, raporton Ekonomia Online.
Arsyeja kryesore e këtyre takimeve të Mustafës me strukturat janë për të diskutuar për koalicionin me VV-në.
Para fillimit të mbledhjes së krye4sisë, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i reagoi Vetvendosjes e cila kërkoi nga LDK-ja të caktojë ministrat.
“S’besoj që mund të na përcaktojë dikush neve se kur t’i qojmë emrat e ministrave”, tha shkurt Veliu.
Muhaxheri: Si mund të caktojmë emrat e ministrave kur s’kemi marrëveshje
Gazmend Muhaxheri, anëtar i kryesisë së LDK-së, tha se i duket e çuditshme se si Kurti ka caktuar emrat e ministrave përderisa ende nuk ka marrëveshje
“Nuk kam çfarë të komentoj. Si mund të caktojmë emrat e ministrave përderisa ende nuk kemi marrëveshje”, tha ai.
Takimi i kryesisë së LDK-së, vjen në ditën kur do të takohen për te vendosur për mandatarin, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe lideri i VV-së Albin Kurti.