Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markusz, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Ministri Veliu vlerësoi se është shumë i rëndësishëm thellimi i bashkëpunimit, sidomos mes dy policive në koordinimin e aktiviteteve rajonale për parandalimin e krimit të organizuar dhe luftimin e migracionit ilegal.
Poashtu ministri Veliu theksoi rëndësinë për përkrahjen e Hungarisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ndërsa ambasadori i Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markusz, theksoi përkushtimin e shtetit të tij në përkrahjeve të gjitha iniciativave, çofshin edhe rajonale për bashkëpunim me qëllim në përmirësimin e sigurisë së dy vendeve dhe të Ballkanit perëndimor.