Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e ka quajtur antikushtetues, raporton Ekonomia Online.
Veliu tutje ka akuzuar Vetëvendosjen se po i imponon Kuvendit një ligj eksperimental
“Je duke lexuar një imitim të zbehtë të kodit të procedurës penale, kjo vihet re në shumë dispozita të tij, krejt kët duet të i zgjidh Gjykata civile. Ky projektligj nuk e njeh as ligjin e procedurës penale. Është kundër rendit kushtetues së Republikës së Kosovës, do të jetë Ligj kundër Kushtetues”, ka thënë Veliu.
“Kryesia e VV po ja imponon kuvendit për miratim është eksperimental. Synon të dal jashtë traditës për hetim, nuk është gjë tjetër veç një mish-mashë i kompetencave të prokurorisë, policisë e gjykatës”, ka thënë ai.
Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu ka pasur vërejtje edhe për mënyrën e përzgjedhjes së stafit të Byrosë.
Ai ka kërkuar sqarime se si do të përzgjidhen zyrtarët që do të punojnë në Byro dhe çfarë statusi do të kenë.
“Stafi i Byrosë, këta do të jenë zyrtarë publik por projektligji nuk ka treguar se mbi bazën e cilat kritereve do të zgjedhën a do të jenë jurist apo do të mjaftojë të jenë zyrtarë civil. Do të shkaktoj pasiguri të madh et e qytetarët e Kosovës, dhe te vet gjyqtarët dhe prokurorët”, ka thënë ai.