Ministri i Punëve të Jashtme, Agim Veliu, ka thënë se sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti është një papranueshëm.
“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti është një akt qyqar, me qëllim pengimin e proceseve pozitive në vend”.
“Aktet e tilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme”.
“Shprehja e mospajtimit dhe pakënaqësisë për çfarëdo procesi, duhet të bëhet përmes mjeteve demokratike dhe rrugës institucionale”, ka shkruar Veliu.