Vëllai i Agim Ramadanit përkrah Lutfi Hazirin për kryetar të LDK-së

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Vëllai i heroit të kombit Agim Ramadani, Bekim Ramadani, i ka dhënë mbështetje Lutfi Hazirit, në garën për kryetar të LDK-së.

Madje, Ramadani mendon se Haziri do të duhej të ishte kryetar shumë më herët për ta parandaluar rënien.

“LDK nuk do duhej fare të eksperimentonte e të sfidonte kufinjtë, Lutfi Haziri do duhej të ishte kryetar shumë më herët që të mos ndodhnin keto rënie.

Por, akoma nuk është vonë njeriun e merituar ta vë aty ku ka pasur vendin shumë më herët.

Ne s’po flasim thjeshtë për “Lutën”, po flasim për dikë që ishte dhe është një nga shtyllat kryesore që në themelim të LDK-së, po flasim për atë që njeh politiken lokale, atë kombëtare dhe ndërkombëtare, faktor unifikues, i durueshëm dhe këmbëngulës në qëllime.

Ju lutem mos u merrni me fantazi e utopi, thjeshtë kthehuni në realitet dhe jepni emrin e vërtetë LDK-së, në krye me Lutfi Hazirin kemi shumë Rugovizëm të kthyer, kemi përsëri LDK”, ka shkruar vëllai i Agim Ramadanit, Bekimi.

Ndryshe, Lutfi Haziri sot e ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të LDK’së, në një konferencë për media në selinë e kësaj partie në Gjilan, për zgjedhjet brenda partiake që do të mbahen të dielën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme