Skuadra e Vëllaznimit është kualifikuar në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, pasi ka eliminuar Dritën e Gjilanit.
Vëllznimi i Gjakovës ka mposhtur Dritën pas penalltive 6:5, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll baras 2:2.
Të parët në epërsi kaluan gjakovarët me golin e shënuar nga Chibuese (10’). Megjithatë, gëzimi i mysafirëve zgjati shumë pak, pasi ende pa kaluar një minutë Kastriot Rexha i barazoi shifrat në 1:1.
I njëjti futbollist i dha epërsinë Dritës në minutën e 72-të, mirëpo kur u mendua se gjilanasit do të kalonin në gjysmëfinale, në skenë doli i riu Lekë Vula, i cili në minutat shtesë barazoi shifrat në 2:2 për ta çuar ndeshjen në vazhdime ku nuk pati gola.
As vazhdimet nuk dhuruan fitues, duke bërë që ndeshja të vendosej pas penalltive
Pas penalltive më të mirë u treguan futbollistët e Vëllaznimit, ku shënuan: Lekë Vula, Besnik Krasniqi, Gentian Mazrekaj, Lorik Rudi, Flamur Bajrami dhe Egzon Gashi, derisa dështoi vetëm Burim Qorri.
Në anën tjetër, dështuan Leotrim Kryeziu dhe Ardian Limani, derisa shënuan: Fidan Gërbeshi, Xhevdet Shabani, Endrit Krasniqi, Liridon Leci dhe Drilon Musaj.