Vëllaznimi përballë Prishtinës sonte

Prishtinë | 10 Shk 2024 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Java e 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll mbyllet sonte.

Kjo xhiro përmbyllet pikërisht me sfidën në Gjakovë, ku pritet atmosferë e mirë, derisa ndeshen Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë me nëntë fitore e 11 humbje, derisa bardhekaltrit në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje.

Pas kësaj përballje, nga e martja nisin ndeshjet e Kupës së Kosovës, që do të kulmojë me finalen të shtunën.

Të ngjashme