Vëllezërit Geci mobilizohen në mbrojtje të votës

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 10:15 | Nga

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci ka paralajmëruar se do t’i publikojë të gjitha incizimet dhe fotografitë që mund të bëhen për t’i manipuluar votat në ditën e zgjedhjeve.

Geci në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se ata që abuzojnë me votën e qytetarit duhet menjëherë të lajmërojnë Policinë dhe Prokurorinë.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetar të Drenicës e të gjithë Kosovës të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit e koalicionit LDK -AKR e kanë marrë për obligim të mbrojnë votën e qytetarit si të e drejtë e tyre e shenjtë dhe e bazuar në ligj.

Ata që abuzojnë me votën qytetarit duhet menjëherë ti lajmëroni policinë dhe prokurorin.

Çdo vëzhgues i yni ka të drejtë ta inicioj dhe adresoj çdo parregullsi në procesin e votimit dhe të numërimit dhe ti dërgojë në faqen time ose të ndonjërit prej Vëllezërve Geci dhe unë do ti publikoj të gjitha në internet mandej prokuroria do ta ketë shumë lehtë ti identifikoj abuzuesit.

Çdo komisioner yni ka për obligim të fotografoj raportin përfundimtar të nënshkruar nga komisionerët pasi të del në derën e klasës në mbyllje të votimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme