Vëllezërit Geci vizitojnë Ziadin Selën në shtëpinë e tij (Foto)

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 17:36 | Nga

Vëllezërit Geci kanë vizituar sot në Strugë, kreun e LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Ky i fundit pak ditë më parë është liruar nga Spitali i Tetovës ku po trajtohej pas sulmeve fizike nga protestuesit maqedonë.

Në këtë takim nuk qe i pranishëm Gani Geci. Në fotografitë e publikuara në një profil të tij në Facebook, bëhet e ditur se ai nuk kishte shkuar në Maqedoni ngase është ekziston një fletëarrest i Serbisë që ai të arrestohet, përcjellë Indeksonline.

Por, është bërë e ditur se Gani Geci ka zhvilluar një bisedë telefonike me Selën.

“Vëllezrit Geci se bashku me familjarë e miqe vizituan ne shtëpinë e tij ne Livadhi te Struges Ziadin Selënn te cilin huliganet e pushtetit maqedonë e rrahën dhe deri në alivanosje deputetin e guximshëm të Parlamentit të Maqedonisë. Në këtë vizit nuk ishte Gani Geci i cili do të mund të arrestohej nga policia maqedonase në bazë të një fletarresti të Serbisë por ai pati një bisedë telefonike me deputetin Sela”, shkruhet në mbishkrimin e fotografive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme