Presidencialet: Anulohet takimi Sela – Zaev

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela e ka refuzuar ftesën e Kryetarit të LSDM-së njëherësh kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për takim në lidhje me kandidatin e përbashkët për president.

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë theksuar se takimi është anuluar për shkak të heqjes së kompetencave  të kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe për këtë arsye nuk kanë për çka të ulen në bisedime, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

Se takimi është anuluar e kanë konfirmuar edhe nga LSDM, të cilët kanë theksuar se Sela fillimisht e ka pranuar ftesën dhe pastaj ka ndryshuar mendje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme