Vëllezërit gjakovarë rrihen mes vete, njëri përfundon në spital e tjetri në burg

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Në Gjakovë ka ndodhur një rast i dhunës në familje gjatë së dielës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 11:30, është raportuar për një rast të dhunës në familje në qytetin e Gjakovës.

Siç bëhet e ditur, dy vëllezër janë rrahur mes vete, shkruan lajmi.net.

Policia ka njoftuar se deri të sulmi fizik kishte ardhur pasi që njëri prej vëllezërve kishte qenë nën ndikimin e alkoolit kur edhe ka kryer këtë vepër.

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme