Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre. Për një rast të tilla ka nisur Policia hetimet, pas denoncimit të një prindi në Bllagajë të Pejës, i cili raportoi se djemtë e tij po përleshen për shkak të narkotikëve.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se pasi babai njoftoi Policinë, një patrullë policore doli në vendin e ngjarjes, me ç’rast është bërë kontrollimi i shtëpisë, ku u gjetën fishekë dhe sasi narkotike e dyshuar marihuanë.
Sasia e narkotikëve që u gjet është konfiskuar, teksa të dyshuarit, njëri 21-vjeçar e tjetri 17-vjeçar, janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor,
Ndaj tyre, Prokuroria ka nisur hetimet për “dhunë në familje” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.