Spanja, Franca, Gjermania dhe Britania i kanë dhënë ultimatum liderit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke thënë se do të njohin udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si president nëse ai nuk bën zgjedhje të reja brenda tetë ditëve.
“Nëse brenda tetë ditësh nuk ka zgjedhje të drejta, të lira dhe transparente të thirrura në Venezuelë, Spanja do të njohë Juan Guaido si presidentin e Venezuelës”, tha kryeministri Pedro Sanchez në një njoftim televiziv të shtunën.
Guaido, kreu 35-vjeçar i Asamblesë Kombëtare, shpalli veten ushtrues detyre president i Venezuelës gjatë tubimeve masive të rrugëve këtë javë.
Ai po përpiqet të largojë Maduron nga posti që mban në vendin e varfër ekonomikisht pas zgjedhjeve të diskutueshme që e sollën udhëheqësin socialist para betimit për një mandat të dytë.
Zgjedhja e Maduro-s vitin e kaluar u kundërshtua nga opozita dhe u kritikua ndërkombëtarisht – por ai deri më tani ka mbajtur postin.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj rajonalë – Brazili, Argjentina dhe vende të tjera – kanë miratuar tashmë mendimin e Guaidos.
Qeveritë e majta në rajon, përfshirë Kubën dhe Bolivinë, kanë marrë qëndrim në anën e Maduros.
Meksika nën presidentin e saj të ri, Andres Manuel Lopez Obrador, deri më tani ka refuzuar të marrë një qëndrim rreth kësaj situate.