Vendet e bukura të Kosovës (Video)

Prishtinë | 18 Mar 2017 | 12:35 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar një dokumentar titulluar “Atraksionet kosovare”, në të cilin janë promovuar të gjitha në një vend: kultura, turizmi, ekonomia, sporti dhe vlerat etnologjike kosovare, raporton Ekonomia Online.

Në dokumentar shihen pamje nga pjesët më të bukura të Kosovës, si: Bogaj (Rugovë), Brezovica, Prizreni, Ferizaj, Shpella e Gadimes, Bodrumi  i verës në Rahovec, Miniera “Trepça”, Muzeu Etnologjik (Prishtinë), Parku Blinaja, Kalaja e Novobërdës, Ujëvara e Mirushës, etj.

Në këtë dokumentar nuk kanë munguar edhe yjet e sportit, si, kampionia olimpike kosovare, Majlinda Kelmendi dhe këngëtaret kosovare me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi.

Kosovo in 10 minutes: Places to see, things to do and much more.

Posted by Ministry of Foreign Affairs – Republic of Kosovo on Friday, March 17, 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme