Vendet e Eurozonës diskutojnë për buxhetin e Italisë

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë diskutuar buxhetin e Italisë me Bashkimin Evropian, ndërsa blloku pret që qeveria në Romë të përgjigjet ndaj “qortimit” të pashembullt që mori dy javë më parë.

Diskutimi erdhi pasi Italia i kërkohet të dorëzojë planet e shpenzimeve të rishikuara deri më 13 nëntor, pasi Komisioni Evropian në thelb refuzoi buxhetin e vendit për 2019, duke thënë se kjo përbën një devijim të qartë nga rregullat fiskale të miratuara bashkërisht.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura, kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka thënë se nuk ka plan B për programin fiskal, duke treguar se qeveria nuk ka ndërmend të përmbushë kërkesat e Bashkimit Evropian.

Duke pasur parasysh hezitimin e qeverisë populiste për të rishikuar buxhetin e saj, përplasja me Brukselin është vendosur të përshkallëzohet më tej në javët e ardhshme.

Refuzimi i Komisionit vjen pas muajsh mosmarrëveshjesh dhe tensionesh mbi objektivat e shpenzimeve, të cilat vetë Italia pranon, në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme