Gjatë një takimi në Bruksel, ministrat e mbrojtjes të Francës, Gjermanisë dhe 21 vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar një akt të ashtuquajtur Bashkëpunim i strukturuar i përhershëm për siguri dhe mbrojtje, i njohur si PESCO.
Shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka lavdëruar nënshkrimin e dokumentit, duke e quajtur këtë si “ moment historik”.
“Ky është fillimi i një pune të përbashkët. Pjesëmarrja e njëzetetri shteteve dhe bashkëpunimi i tyre në hapa operacional dhe në kapacitete është diçka e madhe”, ka thënë Mogherini
Kjo iniciativë pritet të zyrtarizohet nga liderët evropianë në takimin e tyre në kryeqytetin e Belgjikës, më 14-15 dhjetor.
Kjo marrëveshje është përpjekje e Gjermanisë dhe Francës, për të shtyrë përpara lidhjet në fushën e sigurisë si një mënyrë për të ripërtërirë blloku pas referendumit për shkëputje të Britanisë.