Azilkërkuesit shqiptarë në Francë janë bërë një shqetësim për autoritetet e këtij vendi. Qeveria franceze i ka ngarkuar disa detyra autoriteteve shqiptare për të frenuar fenomenin e azilkërkimit, shkruan Koha Ditore.
Për këtë qëllim, Policia e Shtetit në Shqipëri ka hartuar një plan veprimi për frenimin e azilkërkuesve. Në këtë plan janë të përfshira edhe autoritetet policore të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi.
Kjo për faktin se shumë nga azilkërkuesit nga Shqipëria, pas forcimit të kontrolleve dhe disa masave strikte shtesë në aeroportin e Rinasit, kanë mësyrë aeroportet e vendeve fqinje si në atë të Prishtinës në Kosovë, të Podgoricës në Malin e Zi, Shkupit, por veçanërisht aeroportin e vogël të Ohrit në Maqedoni, të cilat azilantët i përdorin për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian.