Islanda hedh një hap të madh në luftën kundër diskriminimit gjinor.
Shteti do të penalizojë kompanitë që nuk do të garantojnë paga të njëjta si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Ligji për barazinë e pagave hyri në fuqi në 1 Janar, pasi u propozua vitin e kaluar nga Islanda në Ditën Ndërkombëtare të Grave (8 Mars).
Islanda ka pasur hendekun më të vogël gjinor të pagave në botë për nëntë vjet me rradhë, siç përcaktohet nga Forumi Ekonomik Botëror dhe qeveria Islandeze po punon për të eliminuar pabarazinë gjinore të pagave deri në vitin 2022.
“Legjislacioni në thelb është një mekanizën që kompanitë dhe organizatat të vlerësojnë çdo punë që bëhet dhe më pas ato pajisen me një çertifikim kur pranojnë procesin e pagave të njëjta për meshkujt dhe femrat,” tha Dagny Osk, anëtar i bordit të Shoqatës për të Drejtat e Grave.
Vendet e tjera Europiane, si Zvicra, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë bërë hapa më të vegjël në këtë drejtim, duke kërkuar një raport nga kompanitë për pagat e ndara sipas gjinisë. Në Shtetet e Bashkuara, administrata Trump ndërpreu kohët e fundit një mandat të “epokës së Obamës” që kërkonte raportime për pagat e pagave sipas racës dhe gjinisë.